Një puntor bie në kontakt me rrymën në Gjilan, dërgohet në QKUK

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në QKUK.

“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë, sot me 18.08.2025 rreth orës 12:03 , se një  puntor i një Kompanie  private të Gjilanit është lënduar, ai gjatë punës,  dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike.

Në vendin e ngjarjes  ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat,kedsi dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Univerzitare në Prishtinë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili e ka urdhëruar policinën  Kosovës ti hetoj rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka...

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...