Një punëtor bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan, pëson lëndime të rënda

PUBLIKUAR

Një person në Gjilan ka pësuar lëndime të rënda, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte.

Lajmin e ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se sipas informacioneve fillestare në orët e pasdites së ditës së premte 24.10.2025, një punëtor, nga fshati Kabash KK-Viti i cili kishte qenë duke punuar në një objekt ndërtimor në Gjilan , dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë (6) i ndërtesës. Dyshimet e para janë se i njëjti ka rënë aksidentalisht gjatë kohës që po punonte. Si pasojë e rënies ai  ka pësuar lëndime të rënda trupore”, bëri të ditur Hashani.

I lënduari është dërguar me urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar, për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është transferuar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Derisa sipas Hashant, në vendngjarje kanë dalë të gjitha ekipet e nevojshme policore , si dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit.

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...