Një nga organizatorët del pozitiv me Covid-19, çfarë do të ndodhë me protestën e nesërme kundër shtrenjtimit të rrymës

PUBLIKUAR

Dibran Hoxha, një nga organizatorët e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ai në emisionin “Frontal” në T7.

Megjithatë ai tha se protesta do të mbahet nesër dhe nuk do të anulohet.

“Ndodhi që IKSHPK më lajmëroi dhe mora një lajm jo shumë të mirë. Kështu që e realizojmë përmes Skype ose Viberit dhe nuk rrezikojmë të infektohemi. Nesër protesta do të vazhdojë sipas skenarit sepse ka edhe organizatorë të tjerë”, ka thënë Hoxha.

Ai deklaroi se kanë dy kërkesa të qarta për Qeverinë e Kosovës.

“Nesër në orën 12:00 mblidhem i në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduara më pas tek Qeveria e Kosovës për të adresuar dy kërkesat që lidhen me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë. Kërkesat janë mos aprovimi i bllok-tarifës së propozuar nga ZRRE dhe nacionalizimi i KEDS-it”, deklaroi ai në T7.

VIDEON e emisionit mund ta shikoni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...