Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë, viktima i mitur pësoi lëndime të rënda

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, prapa këndit të lojërave në Gjakovë, ku i pandehuri, së bashku me dy të mitur I.A dhe A.A, dyshohet se ka vepruar si pjesë e një grupi të armatosur, duke përdorur forcë dhe kanosje serioze ndaj një të mituri E.B. (2009).

Gjatë incidentit, i pandehuri dyshohet se e ka goditur disa herë viktimën me thikë në krah, ndërsa së bashku me bashkëkryerësit e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë çantën, ku ndodhej portofoli me 115 euro. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara edhe nga spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, e cila do të zgjasë nga 2 qershor deri më 1 korrik 2026.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16...