Një javë me 48 aksidente në Ferizaj, Policia pezullon 23 patentë shoferë

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 517 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 23 patentë shoferë gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Sipas Policisë, nga data 13 deri më 19 korrik 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku janë lënduar 22 persona, ndërsa 34 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje”, njofton policia e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...