Një i vdekur në tregun e Vitisë, dyshohet për vetëvrasje

PUBLIKUAR

Një person i moshës 54 vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në “Tregun e Gjelbërt”, në Viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se vdekjen e 54-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, derisa siç tha ai sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e ‘Tregut të Gjelbër’ në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante si dhe ekipet mjekësore.

“Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

SHIKO MË SHUMË

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa...

Haxhiu ia dorëzon detyrën, Shiroka-Pula zë vendin e Presidentes

Ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën Presidentes...

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...