Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.

Rastin për Gazeta Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

‘‘Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes’’, thuhet nga Policia.

Tutje, shtohet edhe se, i dyshuari për sulmin është arrestuar, dhe se, është sekuestruar një armë zjarri AK-47.

‘’Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit’’, është thënë nga Policia për Express.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...