Nis marshi protestues “Drejtësi për Astritin”, kërkohet lirimi i aktivistëve tjerë (Foto)

PUBLIKUAR

Ka filluar protesta e partisë Vetëvendosje në sheshin ‘Skënderbeu” në Prishtinë për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Protestuesit janë ndalur para teatrit komëbtarë dhe po mbajnë pllakata në duar “Drejtësi për Astritin”.

Ata po kërkojnë lirimin e aktivistëve tjerë të arrestuar për këtë rast.

Astrit Dehari ka qenë duke u mbajtur në paraburgim, nën dyshimin se ka qenë njëri nga sulmuesit e Kuvendit të Kosovës me granat dore.

Prokuroria e shtetit ka dal me një raport pas vdekjes së tij, duke e cilësuar si vetëvrasje pasi i është bërë ekzaminimi mjeko ligjor.

Ndërsa VV-ja nuk është duke e pranuar raportin dhe po kërkon shkarkimin e ministres së Drejtësisë./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...