Ngushëllohet familja Rashiti me rastin e vdekjes së arsimtarit Hajriz Rashiti

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Hajriz Rashiti.
Postimi i plotë:
E nderuar familje Rashiti,
Ahmeti Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të arsimtarit Hajriz Rashiti, i cili për shumë vite kontribuoi me përkushtim në edukimin e brezave të shumtë.
Kontributi i tij i çmuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë dhe vlerësimit të lartë qytetar.
Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...