Ngushëllohet familja Luma në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Adem Luma, babait të dëshmorit të kombit, Ismail Luma.

Njoftimi plotë nga Komuna e Lipjanit:

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES LUMA

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Adem Luma, babait të dëshmorit të kombit, Ismail Luma.

E nderuar familje Luma,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Lumës, babait të heroit të kombit, Ismail Luma, i cili jetën e tij ia dha Kosovës për të qenë të lirë.

Adem Luma do të kujtohet përjetësisht si babai i një heroi që sakrifikoi jetën për atdheun. Dhimbja për ndarjen e tij është e madhe, por po aq e madhe mbetet krenaria për veprën dhe sakrificën sublime të djalit të tij, i cili me gjakun dhe jetën e vet i hapi rrugë lirisë që e gëzojmë sot.

Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Luma, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.

Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...