Ngushëllohet familja Dragaqina

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Xhemail Dragaqina.

E nderuar familje Dragaqina,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit Xhemail Dragaqina, i cili për shumë vite kontribuoi me përkushtim në edukimin e brezave.

Xhemaili ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit, ndërsa angazhimi i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt si pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët arsimore.

Në këto çaste të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.

Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...