Ngushëllohet familja Dragaqina nga Lipjani me rastin e vdekjës së Elton Dragaqina

PUBLIKUAR

Ka vdekur i riju Elton Dragaqina nga fshati Bujan i Lipjanit.

Në mëngjesin e sotëm në Lipjan ka vdekur një person, shkruan Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë që rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Dragaqina nga Lipjani,
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi familjes Dragaqina
E nderuara familje Dragaqina,
Na trishtoj lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e Eltonit, bashkëndjejmë dhimbjen me ju.
E nderuara familje Dragaqina bëhuni të fort e qëndroni. Ngushëllime dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjërë për këtë rast tragjik.
Dritë pastë shpirti i tij!
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të Eltonit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë...

Grabitje në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar është raportuar se dy persona të panjohur të maskuar dhe...

Sulmohet një femër në Lipjan, arrestohen dy persona

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që...