Ngjarje e rëndë në Klinë, përfundon me fatalitet konflikti mes vëllezërve

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një konflikt mes dy vëllezërve që përfundoi tragjikisht.

“Pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua fillimisht në emergjencën e Klinë, e më pas u transferua në Pejë për trajtim të mëtejshëm. Pak para se të nisej drejt Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), viktima fatkeqësisht ndërroi jetë”, deklaroi Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe prokurorisë, të cilat po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...