Nga kjo ministri është zyrtari i arrestuar sot, kaq para mori rryshfet

PUBLIKUAR

Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtari i arrestuar është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zyrtari në fjalë ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur...

Mbi 1800 gjoba për 24 orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit,...

Arrestohet babai për dhunë ndaj djalit të tij të mitur, fëmija dërgohet në strehimore

Një burrë është arrestuar pasi që kishte rrahur djalin e tij të mitur. Viktima...