Newcastle ofertë 10 milionë funte për Jesse Lingard

PUBLIKUAR

Newcastle United ka bërë një ofertë të re për Jesse Lingard duke i ofruar Manchester United 10 milionë funte për mesfushorin e Anglisë, për pjesën tjetër të sezonit shkruan 90min

Newcastle dhe Man Utd janë duke biseduar për lojtarin gjatë janarit dhe tani dy klubet ende nuk kanë ardhur të një marrëveshje, por Magpies vetëm tani kanë bërë ofertë që mund të pranohet nga ata.

Derisa është vetëm huazim, kjo teknikisht do të bënte që Lingard ta mbyll perden e karrierës së tij në United, pasi që kontrata me Old Trafford skadon në verë.

Huazimi do të thotë se ata e paguajnë kontratën e Lingard. Megjithatë, ata duhet që të bëjnë më shumë duke dyfishuar pagën e tij dhe ta bëjnë lojtarin më të paguar për ta përfunduar marrëveshjen, siç është shkruar në fillim të këtij muaji.

Edhe nëse United e pranon ofertën e Newcastle, vendimi përfundimtar mbetet të Lingard dhe kjo mund të jetë një problem i madh për të. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...