Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër nga ora 10 të vazhdoj seancën e lënë në gjysmë nga java e kaluara.

Në seancën e nesërme janë paraparë katër pika të rendit të ditës, shkruan Indeksonline.

Rendi i ditës:

1. Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike,

2. Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

3. Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

4. Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...