Nesër mbledhet Qeveria, këto janë pikat e diskutimit

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, të premten, me fillim nga ora 14:00.

Në rend dite në këtë takim janë 19 pika.

Ndër të tjerash, do të shqyrtohet Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe ai për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Do të shqyrtohet edhe Projekt-udhëzimi Administrativ për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.

Në këtë mbledhje do të hidhet në votim edhe kërkesa e Komunës së Gjakovës për transferimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë për shlyerjen e obligimeve të kësaj komune, lidhur me projektin “Impianti i Ujërave të Zeza”.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për Aktet Juridike (ZKM)
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-118 (MD)
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (MD)
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (MD)
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Kosovës nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për Kërkimin dhe Inovacionin (MAShTI)
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (MAPL)
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për Sistemin e Menaxhimit të Përformancës së Komunave dhe Skemave të Grantit të Bazuar në Performancë (MAPL)
  9. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndhimës Scoaile në Kosovë” (MF)
  10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut (ZKM)
  11. Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për shfuqizimet e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të Ekspertëve Mjeko-ligjorë (MD)
  12. Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Vlerësim të ndikimit Buxhetor për Nismat e reja Qeveritare (MFPT)
  13. Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Cilësinë e Ujit të Destinuar për Konsum Njerëzor (MSh)
  14. Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (MFPT)
  15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e zëvendësimit të burimit të financimit dhe bartjen e shpenzimit te organizatat buxhetore nga granti qeveritar (10) te burimi i financimit nga huamarrja (04), Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për Reagim Emergjent ndaj COVID-19 (MFPT)
  16. Shqyrtimi i kërkesës së Komunës së Gjakovës për transferimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë për shlyerjen e obligimeve të Komunës së Gjakovës lidhur me projektin “Impianti i Ujërave të Zeza” (MFPT)
  17. Shqyrtimi i Draftit të Raportit mbi nivelin e Ekzekutimit të Prijekteve të Huamarrjes (MFPT)
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.09/24 të datës 11.08.2021 (MD)
  19. Të ndryshme

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...