Nëntë muaj nga zhdukja e biznesmenit kosovar, Prokuroria del me një komunikatë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve se prokurorja në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit, nuk ka dhënë sqarime dhe nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e Rexhepit, raporton Express

Në reagimin e Prokurorisë thuhet se prokurorja e ka marrë rastin më 13 prill të vitit të kaluar (pesë ditë pas zhdukjes së Bedri Rexhepit), dhe me urdhër të saj është ndaluar i dyshuari Jeton Vllasaliu, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Rrëmbimi”, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim.

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë, pasi nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tersi të kësaj çështje penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Bedri Rexhepi është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit të vitit 2021.

Familjarët e tij i kanë fajësuar institucionet e rendit se nuk kanë bërë mjaftueshëm për gjetjen e Bedriut.

Madje vëllezërit e tij kishin kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e Bedriut, për çka do të ofronin 20 mijë euro shpërblim. Por, as kjo nuk kishte rezultuar me gjetjen e tij.

Express ka raportuar në vazhdimësi për zhdukjen e Bedri Rexhepit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...