Nënshkruhet kontrata për targat

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon publikun se Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OShP), ka publikuar vendimin në lidhje me aktivitetin e prokurimit “furnizim me targa për regjistrim te automjeteve”.

“Paneli i OShP-së, me vendim unanim, ka vërtetuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘furnizim me targa për regjistrim të automjeteve’ dhe ka autorizuar MPB-në për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme, që nënkupton nënshkrimin e kontratës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të gjitha procedurat dhe sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik, dhe të gjithë sektorët relevant po zhvillojnë procedurat me prioritet dhe pa vonesë për të kryer të gjitha obligimet e nevojshme ligjore dhe procedurale, në mënyrë që furnizimi të arrij në stoqet e MPB-së, sipas obligimeve kontraktuese.

“Bazuar në obligimet kontraktuese, operatori ekonomik është i obliguar që jo më vonë se 30 ditë të dorëzojë në MPB sasinë e kërkuar të targave”, theksohet në njoftim.

MPB njofton qytetarët se të gjitha ata që kanë aplikuar, për regjistrim të parë, dhe janë pajisur me targa prova, do të paguajnë vetëm taksën e mbetur prej 5 euro, pra nuk ngarkohen me pagesa tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...