Nënkryetarja e PDK-së përkujton Presidentin Rugova në 16 vjetorin e vdekjes

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes, raporton Gazeta Express.

“16 vjet më parë Kosova humbi Ibrahim Rugovën, liderin e rezistencën paqësore gjatë viteve 90-të. U kujtoftë gjithmonë”, ka shkruar Çitaku.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Në varrimin e Ibrahim Rugovës kishin marrë pjesë me dhjetëra burrështetas, nga shtetet më të fuqishme në botë, duke e konsideruar këtë, si lamtumirën më të madhe në rajon.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...