Në pritje të Muriqit, nga Lazio largohet edhe një shqiptar

PUBLIKUAR

Kur nuk ka mbetur edhe shumë orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, e ardhmja e Vedat Muriqit ende mbetet e paqartë.

Ai ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Spanja, Mallorca, megjithatë njoftimi zyrtar nuk ka ardhur ende.

Por, në pritje të vendimit për Muriqin, Lazio njofton se e ka huazuar Riza Durmisin te Sparta Rotterdam.

Sulmuesi që ka prejardhje nga Tetova, por me nënshtetësi daneze është pjesë e Lazios prej vitit 2018, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, ai në vitin 2020 ishte në huazim te ekipi francez, Nice, kurse në 2021-tën te Salernitana. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...