Për 24 orët e fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 26 aksidente ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Gjatë ditës së enjtë ka përfunduar edhe një aksident me persona të lënduar, ndërsa 24 aksidentet e tjera kanë kaluar pa persona të lënduar.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 932 tiketa trafiku, ka arrestuar 27 persona dhe 11 persona janë dërguar në mbajtje, transmeton Gazeta Express.



