Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna.
Bëhet fjalë për komunën e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Junikut dhe Mamushës.
“Procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve”, ka njoftuar mbrëmë KQZ-ja


