Kida kohë më parë ka paralajmëruar për albumin e saj të parë.
Rreth këtij albumi ajo ka sqaruar se ka punuar për një vit rresht, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja këtë album e ka publikuar sot pasi ajo feston datëlindjen e saj të 24.
Albumi mbanë emrin e këngëtares ‘Ochide’, dhe përmbanë plotë 12 këngë sipas muajit të saj të lindjes.
Mo jo, Pse, Special, Ani, Ike, Qao, Hard work, Prima donna, Mia, Dinero, Maniak dhe Lila janë 12 këngët e Kidës të cilët mund të i gjeni tashmë në kanalin e Youtubes.
Këngëtarja ka prekur shumë shpesh majat e suksesit gjithashtu ajo njihet edhe për bashkëpunimet e saj me këngëtarë shqiptarë./Lajmi.net/


