Në Chelsea nuk ka kënaqësi, e pranon Tuchel

PUBLIKUAR

Thomas Tuchel e ka pranuar se nuk ka kënaqësi në Chelsea, pasi skuadra e tij dështoi ta fitojë një ndeshje në Premierligë për herë të gjashtë në shtatë tentimet e fundit të martën.

Brightoni e ndali Chelsean me një barazim 1:1, duke ia zbehur dukshëm shpresat për titull në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se lojtarët e tij janë të lodhur dhe të palumtur dhe se ata kanë nevojë të madhe për një pushim.

Chelsea, dikur në garë për titull, tani ngel 12 pikë mbrapa liderit Manchester City me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Madje edhe në reagimin pas golit që e shënuam, mund ta shihni sa të lodhur jemi. Jemi të çliruar por nuk ka kënaqësi këtu”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“Ne jemi të lodhur, mund ta shihni jemi mendërisht të lodhur. Kemi nevojë për disa ditë pushim, nuk ka zgjidhje tjetër”, këmbënguli ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...