Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Hajriz Hoti, babai i deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Valon Hoti, pas një sëmundjeje të rëndë.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Carrallukë, ku do t’i japin lamtumirën e fundit./IndeksOnline/


