Ndarja e parë/ Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje

PUBLIKUAR

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti politik, Gani Elshani.

Disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani do të largohen nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim: Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror. Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

“Të nderuar qytetarë, sot kam pranuar vendimin nga Kryeministêri z.Albin Kurti dhe zv.Kryeministêrja znj. Emilija Redžepi, të cilit më emruan zv.Ministër në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve… Me nder dhe përgjegjësi do të vazhdoj kontributin për vendin dhe qytetarët e Kosovës, respektivisht për komunitetin tim”, kishte shkruar atëherë Rrahmani në Facebook.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...