Ndalohet një person për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

SHIKO MË SHUMË

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, kryetarët...

Trepça largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në vendin e punës

Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna pesë punonjës, në Njësinë Biznesore...

‘‘Qytetarët janë të pakënaqur’’, Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje

Hulumtuesi i Demokracisë në Veprim Eugen Cakolli tha se zgjedhjet e 7 qershorit ndonëse...