Ndalohet mall luksoz i padeklaruar me vlerë mbi 16 mijë euro në Vërmicë

PUBLIKUAR

Zyrtarët doganorë të Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, pas dyshimeve për mallra të padeklaruara. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dy çanta të markës luksoze “Hermes”, të cilat nuk ishin deklaruar në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në njërën prej çantave është gjetur një faturë blerjeje që dëshmonte vlerën e lartë të mallit – 16.614 euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse.

Dogana ka rikujtuar se çdo mall i bartur gjatë kalimit të kufirit duhet të deklarohet, pavarësisht nga vlera apo natyra e tij, për të shmangur masa ndëshkuese.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më...

“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare...

Djali i ish-presidentit Thaçi, në ballë të protestës në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët...