Ndalimi i pesë personave në veri për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, Prokuroria jep detaje

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pas informatave të pranuara nga qytetarët, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

“Prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shi i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, lisa e shtylla elektrike përfundojnë në rrugë

Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të...

Përparim Rama: Nisi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po vazhdon t’i publikojë në profilin e...