Napoli i uron Atalantën dhe Interin për barazimin pa gola në një postim të çuditshëm

PUBLIKUAR

Napoli e ka bërë një urim paksa të çuditshëm të dielën mbrëma, duke i falënderuar publikisht Atalantën dhe Interin për, siç e quajti, një ndeshje të ndershme dhe argëtuese futbolli.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes derbi në Gewiss Stadium në Bergamo ishte 0:0 me raste shënimi nga të dyja anët, përfshirë disa pritje mahnitëse nga portierët Samir Handanovic dhe Musso, raporton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Napoli e bëri një shkrim plotësisht të papritur në rrjetin social Twitter.

“Klubi dëshiron t’i urojë Atalantën dhe Interin për ndeshjen e tyre të ndershme dhe argëtuese të futbollit”, shkroi Napoli në Twitter.

Napoli nuk kishte ndonjë ndërlidhje me këtë ndeshje në Bergamo, pra ishte spektator por prapëseprapë shkroi për të në rrjetet sociale.

Napoli do të përballet me Bolognan sonte në orën 18:30 në Stadio Dall’Ara./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...