Naim Murseli në QKUK, flet avokatja e tij

PUBLIKUAR

Në seancën e fundit gjyqësore ndaj Naim Murselit të mbajtur më 4 qershor, avokatja Teuta Zhinipotoku kërkoi që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.

 

 

Ndërsa sot gjatë ditës në orët e herëshme të mëngjesit, Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK e më pas në Klinikën e Psikiatrisë.

Lidhur më këtë për Indeksonline ka folur vetë avokatja e tij.

Ajo është shprehur se nuk ka qenë e informuar që klienti i saj është dërguar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

 

‘’Në seancë është vendosur që ti bëhet ekzaminim i statusit mendor, unë nuk kam njohuri nëse i njeti është dërguar në QKUK, ju e dini besoj arsyjen se përse është dërguar’’, ka thënë ajo për Indeksonline.

Më tutje Zhinipotoku thotë se tash pas vizitës si avokate mbrojtëse e Murselit është në pritje të raportit nga ana e QKUK-së.

Theksojmë se në të njëjtën seancë, të mbajtur më 04.06.2025, Murseli nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë deklarohem i pafajshëm. Nëse vërtetohen pretendimet e prokurorisë, unë vet do të kërkoj burgim të përjetshëm”- tha ai.

I akuzuari tjetër, Granit Plava, nuk është deklaruar duke vendosur që të mbrohet në heshtje ndërsa i akuzuari Kushtrim Kokalla nuk e ka pranuar fajësinë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...