Mustafa: Rezultati i koalicionit është rritja ekonomike

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa ka folur me fjalë miradije për qeverisjen e tij duke thënë se është arritur të sigurohet zhvillim që përmbush planet e koalicionit

Mustafa tha se me këtë zhvillim ekonomik është arritur të hapen vende pune, avancim të agjendën evropiane si dhe ruajtje të stabilitetit makro fiskal, raporton laji.net

“Puna e koalicionit ka dhënë rezultate sa i përket zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike mbi 4 përqind është rritja më e madhe në rajon. Kemi rënie të papunësisë që është shumë e rëndësishme për ne, por e kemi të qartë se duhet punuar në tërheqjen e investitorëve”, ka deklaruar Mustafa.

Ai shtoi se buxheti është refleksion i reformave fiskale dhe përmirësimit të kushteve të të bërit biznes.

“Buxheti siguron mjete dhe mbështet projektet që kemi trashëguar sidomos autostraden për Shkup, investime në hekurudhë, bujqësi e mbështetje të nivelit lokal. Buxheti do të përfshihet nga aspekte pozitive që dalin nga MSA”, tha Mustafa. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...