Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa ka folur pas dështimit të 29-të të konstituimit të Kuvendit.

Mustafa tha se gjatë kësaj jave do të publikojnë 15 pikat e agjendës së qeverisë së unitetit që kanë propozuar si LDK.

“Deri tash LDK ka ofruar një propozim në formë publike për një qeveri të unitetit, gjatë kësaj jave do të publikojmë një 15 pikësh të agjendës së kësaj qeverie të unitetit”, tha Mustafa.

Ai shtoi se refuzimi i idesë për një qeveri të unitetit pa ndonjë zgjidhje tjetër fatkeqësisht është insistim në vazhdimin e kësaj bllokade 48 orëshe, dhe kjo do e qonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja parlamentare

“E kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës. Një qeveri e unitetit me një agjendë të caktuar me afat të caktuar është ajo që LDK ka ofruar si zgjidhje, dhe është fatkeqësi që LVV e ka refuzuar apriori”, tha Mustafa.

Ai shtoi se LDK në qeverinë e unitetit nuk insiston që ta udhëheq, por natyra e saj na obligon që gjejmë një figurë të unitetit që na bashkon të gjithë spektrin politik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...