Musliu-Shoshi: Kryeministër, i përfaqësoni të gjithë qytetarët e Kosovës, reflektoni në buxhet për mirëqenien e të gjithëve!

PUBLIKUAR

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka bërë thirrje kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti, që të refelktojë në ndarjen e buxhetit të shtetit.

Ndër të tjera, Musliu-Shoshi ka dhënë tri propozime, mirëpo të njëjtat nuk morën dritën jeshile nga mazhoranca.

“Zotëri kryeministër, ashtu si i përfaqësoni të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të ishte mirë që mirëqenia e gjithë qytetarëve të reflektohet në këtë buxhet, pa marrë parasysh zonat elektorale.

Kërkesat që i kam adresuar në këto amandamente janë të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë.

Amendamenti i parë ka të bëjë me ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës përgjatë lumit Klina, të komunë së Skenderajt. Ka një rëndësi të veçantë sa i përket rritjes së sigurisë, posaçërisht të fëmijëve.

Amendamenti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm për fshatin Lybeniq të Pejës e cila konsiderohet si nevojë esenciale e jetës e fatkeqësisht në këtë fshat mungon.

Propozim i tretë është për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës për në  fshatin Klinë e mesme dhe e poshtme.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...