Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin: Fyerje e rëndë ndaj viktimave të Kosovës

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili kishte thënë se “rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”.

Përmes një postimi në facebook, Musliu e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës, shkruan IndeksOnline.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka shtuar se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla “ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike”.

Ajo e ka cilësuar këtë deklaratë si vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së nga Basha, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga pozita.

Postimi i plotë:

Në vazhden e fushatës zgjedhore ringjallën  kauzat e rreme.

Deklarata e Dimal Bashës, sipas së cilës “rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, është skandaloze, fyese dhe thellësisht e papranueshme për çdo qytetar që e njeh historinë e vuajtjeve të popullit tonë.

Ta krahasosh një rast tragjik individual për të cilin drejtësia duhet të flasë me prova e përgjegjësi konkrete  me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet, helmimet, dëbimet dhe gjenocidin që Serbia e Millosheviqit ushtroi mbi qindra mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe ndaj gjithë popullit të Kosovës.

Një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla, ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione e për të mbuluar paaftësinë politike.

Në të dy rastet, është e papranueshme që një figurë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të flasë me kaq papërgjegjësi.

Kjo deklaratë është vazhdimësi e të “famshmit”  punimit shkëncor kundër UÇK-së  nga Dimali.

Prandaj, si shoqëri, duhet të kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të këtij njeriu të papërgjegjshëm. Kosova ka përjetuar mjaft dhimbje për të lejuar që politikanë që luajnë me ndjenjat e qytetarëve ta banalizojnë historinë dhe sakrificën e saj.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të...

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër...

Shkoi për tu kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune tek një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje po hetohet në Malishevë. I gjithë rasti u...