Muriqi pritet ngrohtësisht në stërvitjen e parë te Mallorca

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është pritur ngrohtësisht në skuadrën e tij të re, në Mallorca të Spanjës. Ylli i Kombëtares së Kosovës dje e zyrtarizoi transferimin në klubin e La Ligas nga Lazio.

Prizrenasi u huazua te Mallorca nga klubi italian deri në fund të këtij edicioni dhe spanjollët sipas marrëveshjes kanë mundësi ta blejnë kartonin e ish sulmuesit të Fenerbahçes, raporton Gazeta Express.

Vetëm një ditë pas transferimit në Spanjë, Muriqi i ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri ku është pritur ngrohtësisht nga lojtarët tjerë të Mallorcas. Muriqi u paraqit sot në stërvitje, derisa bashkëlojtarët e ekipit të ri e kanë pritur me “tunel” në shenjë mirëpritje në skuadrën e tyre.

27-vjeçari u transferua në Mallorca pasi në Lazio nuk ka arritur ta japë më të mirën që e priste klubi italian i cili e kishte blerë për 20 milionë euro nga gjiganti turk. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gavi flet për lëndimet që s’e lënë rehat, thotë se do të kthehet shumë shpejt

Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, i...

Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur që nga Lufta e Parë Botërore

Lojtarët e Aston Villas po përjetojnë sezonin më të mirë dhe më impresionues në...

West Hami vazhdon me rezultate negative, futbollisti fillon të qaj pas humbjes

Skuadra e West Hamit po kalon në një sezon të dëshpëruar në të gjitha...