Muriqi, në mes të Fenerbahçes e Galatasarayt

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar do të largohet gjithsesi nga Lazio dhe në janar pritet të rikthehet në Turqi. Dy gjigantët nga Stambolli janë në garë për 27 vjeçarin

Vedat Muriqi do të largohet gjithsesi nga Lazio muajin tjetër.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të bind me kualitetet e tij në kryeqytetin italian.

Ai i ka realizuar vetëm dy gola për një vit e gjysmë.

Prandaj, “Biancocelesti” kanë vendosur ta shesin prizrenasin në afatin kalimtar të janarit.

Për përfaqësuesin kosovar, të gjitha rrugët çojnë kah Turqia, shkruan “Gazeta Express”.

Për të, interesim kanë shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray.

Më i mundshëm është rikthimi i Muriqit në klubin Verdh e Kaltër, aty ku e arriti kulmin e karrierës.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Galatasaray.

Kjo pasi Lazio e pëlqen mbrojtësin e majtë të këtij ekipi, Patrick John Miguel van Aanholt.

Andaj, Muriqi do të mund të shkëmbehej pikërisht me mbrojtësin e majtë holandez.

27 vjeçari nuk ka arritur kurrë t’i bind drejtuesit e Lazios.

Atij i është dhënë rasti disa herë, por nuk ka ditur ta shfrytëzonte.

Prandaj, Muriqi i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Italia në fillim të janarit.

Futbollisti kosovar i kishte kushtuar Lazios afro 20 milionë euro dhe ai kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...