Muriqi drejt Rusisë, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi mund të përfundojë në futbollin rus.

 

Në fakt, mediat italiane raportojnë se Lazio është afër arritjes së marrëveshjes me CSKA Moskën.

Me këtë rast, sulmuesi kosovar do të transferohej në klubin rus në formë huazimi deri në fund të sezonit.

E më pas, CSKA-ja do ta ketë të obliguar blerjen e kartonit të përfaqësuesit kosovar për 9 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Tash mbetet të finalizohet edhe marrëveshja në mes të klubit rus dhe futbollistit prizrenas sa i përket rrogës së tij.

Mirëpo, futbollistin kosovar ndërkohë e pëlqejnë edhe klubet angleze dhe ato turke.

Në Angli, ish-futbollistin e Rizesporit dhe Fenerbahçes e duan Leeds Unitedi nga Premierliga dhe Hull City e West Bromwich Albioni nga Championshipi.

GENOA, ITALY – DECEMBER 05: SVedat Muriqi of SS Lazio compete for the ball with Maya Yoshida during the Serie A match between UC Sampdoria and SS Lazio at Stadio Luigi Ferraris on December 05, 2021 in Genoa, Italy. (Photo by Giampiero Sposito/Getty Images)

Kurse, në Turqi interesim për lojtarin kanë shfaqur Galatasaray e Fenerbahçe.

Muriqi ka dështuar ta tregojë veten tek “Biancocelesti”.

Për një vit e gjysmë, ai i ka realizuar vetëm dy gola me ekipin italian.

Muriqin, Lazio e kishte blerë për pak më pak se 20 milionë euro, ndërsa kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Pas eksperiencës dëshpëruese tek Lazio, Muriqi e synon ngritjen në ekipin e ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...