Murati i kënaqur me të hyrat nga Dogana, eksporti shënoi rekord

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se si Qeveri janë të kënaqur me të hyrat nga Dogana e Kosovës.

Në konferencën me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Agron Llugaliu, ministri Murati tha se një rekord tjetër është eksporti, ku për vitin 2021 janë shënuar 700 milionë euro eksport.

“Ne si Ministri e Financave, por edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh ka dhënë Dogana e Kosovës”.

“Është shënuar një rekord i të hyrave. Si përgjithësi mund të thuhet se të hyrat janë të jashtëzakonshëm, kemi një rekord edhe të eksportit me mbi 700 milionë euro, ka një rekord edhe të luftës ndaj kontrabandës dhe nuk ka lëshim nga shteti në këtë aspekt”.

“Unë i përgëzoj stafin e Doganës për këtë punë, dhe shpresoj se suksesi të vazhdoj edhe këtë vit”, tha Murati.

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...