Mungesa e ujit nё qytetin e Lipjanit, njoftim nga KRU Prishtina

PUBLIKUAR

KRU PRISHTINA ka njoftuar se qendra e qytetit tё Lipjanit furnizohet me ujё nga Stacioni I Pompimit nё Lipjan përmes puseve.

“Me datёn 08.10.2024 nga ora 16:00h deri 22:00h ёshtё ndal rryma nga Keds-i. Ekipet e Keds-it kanё bёrё disa ndryshime nё kabllot e rrymёs e qё nё pompat nёpёr puse pёr shkak tё ndërrimit tё kahjeve tё kabllove kanё shkaktuar probleme tё mёdha” thuhet në njoftim

“Dje me datё 09.10.2024 ekipet teknike nga NjOU – Lipjan dhe njё ekip elektros nga KRUP kanё punuar nё teren pёr normalizimin e furnizimit me ujё deri nё orё tё vona. Lipjani (edhe Rr. Skenderbeu – Objekti te Urbani) furnizohet me ujё me shtypje tё dobët (katet e larta nuk kanё ujё) deri nё riparimin e tё gjitha pompave zhytëse nëpër puset furnizuese, thuhet po ashtu.

“Edhe sot ekipet e mirëmbajtjes dhe ekipi elektros nga KRUP nga mengjesi janë nё teren deri nё riparimin apo ndërrimi e pompave tё dëmtuara pёrmes ndёrrimi i kahjeve tё kabllove nga ekipet e Keds-it”, njofton KRU PRISHTINA

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...