Muja: LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, LDK mbron vetëm grupet e interesit.

Muja ka pohuar se LDK është kontradiktore në logjikë, transmeton Telegrafi.

“Kur Qeveria Kurti bëri Ligjin për Çmimet Tavan që marketet mos me i rritë çmimet sa të duan, LDK e çoi në Gjykatë Kushtetuese duke thënë se janë për ekonomi të tregut. Tash kur disa kompani do të dalin në treg të hapur të energjisë, LDK thotë jo nuk bën të dalin në treg të hapur. LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit”, ka theksuar ai.

Ndryshe, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë opozitarë, kanë dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kërkuar anulimin ose shtyrjen e vendimeve për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...