Mourinho prioritet i Evertonit, por portugezi nuk mendon ta lë Romën

PUBLIKUAR

Mediat në Angli vazhdojnë të thonë se Evertoni si zgjedhje të parë pas largimit të Rafa Benitez e kanë trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.

Klubi i Ligës Premier shkarkoi Benitezin gjatë fundjavës dhe për momentin ka emëruar Duncan Ferguson si trajner të përkohshëm.

Sipas Sky Sports UK, drejtorët e Evertonit mbeten të bindur se Mourinho është zgjedhja e tyre e parë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, Mourinho sapo iu është bashkuar Romës gjatë verës me një kontratë trevjeçare dhe nuk ka synim të largohet nga “Stadio Olimpico”

Giallorossët janë të zënë me formimin e skuadrës, pasi kanë sjellë Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliviera në afatin kalimtar të janarit dhe emra tjerë pritet të vijnë.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...