“Motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte”, Alban Ramosaj komenton raportin e Beatrix me Donaldin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Artisti i njohur, Alban Ramosaj, po vazhdon të jetë shumë i përfshirë në rrjete sociale e po ashtu edhe shumë aktiv me projekte muzikore.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për “Pardon My French”, teksa ka folur për të rejat në karrierë e jetë personale.

Përveç kësaj, ai ka biseduar edhe për pjesëmarrjen e të motrës Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, duke qenë se janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Alban Ramosaj (Foto: Screenshot/YouTube)

I pyetur se si e komenton pjesëmarrjen e Beatrix në BBV, Ramosaj u përgjigj: “Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”.

Në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit ka qenë edhe raporti shumë i afërt i Trixës me Donald Veshaj.

 

Një marrëdhënie shumë e përfolur, që u komentua edhe nga vëllai i saj duke shtuar: “Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur”.

“Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, vazhdon më tej ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...