Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në parashikimin e motit për fundjavë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të kushteve të reduktuara të dukshmërisë dhe ngricave si dhe rekomandon që të kufizohen daljet e panevojshme, sidomos gjatë periudhave të ndotjes së lartë, si dhe të përdorin maska mbrojtëse kur është e nevojshme.

IHK njofton se për të shtunën parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Në  mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Po ashtu, në mëngjes dhe gjatë natës parashihet ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...