Edhe sot, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.
Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.


