​Mot i paqëndrueshëm këtë të diel – priten riga shiu

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra në sekondë.

Ky është një parashikim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili vazhdon të monitorojë nga afër kushtet atmosferike në vend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...