Momenti që u bë viral – biseda e ngrohtë e DJ Gimbos me Egli Takon në Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) priti një mysafire të veçantë.

Egli Tako riktheu prezencën e saj në shtëpi në juri të “Miss & Mister Big Brother”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut

Vizita e saj solli emocion dhe kujtime nga rrugëtimi i mëparshëm brenda formatit.

Megjithatë, momenti që bëri më shumë bujë në rrjetet sociale ishte takimi i ngrohtë mes Eglit dhe DJ Gimbos, i njohur si miku i ngushtë i Gjestit.

Gimbo e përshëndeti me një ton të ngrohtë: “Ça po bën, si të kam zemër?”, ndërsa Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e shkurtra por të sinqerta të Gimbos: “Më vjen mirë që të pashë”.

Për ndjekësit, ky moment u duk i rëndësishëm duke marrë parasysh historikun e tyre: Egli dhe Gjesti ishin ish-partnerë dhe lidhja e tyre kishte qenë shumë e komentuar në edicionin e kaluar.

SHIKO MË SHUMË

“I postove sikur ke femër tjetër”, Alba shpërthen ndaj Limit për trëndafilat e Shën Valentinit

Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një...

Çfarë qëndron pas përjashtimit të Kristit nga “Big Brother VIP Albania”?

Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka tronditur...

Kristi Lamaj përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Një zhvillim i fortë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Konkurrenti Kristi...