Momenti kur presidenti historik Rugova i bënte dhuratë futbollistit të Kombëtares së Kosovës

PUBLIKUAR

Shukri Paqarada, njëri prej portierëve më të mirë në histori të futbollit kosovar, e ka kujtuar një moment të pashlyeshëm për të dhe për familjen e tij.

Në fakt, në përvjetorin e 16-të të vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, Paqarada e ka postuar një fotografi domethënëse në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Aty shihet presidenti i ndjerë, bashkë me ish-anëtarin e partisë së tij, Xhemajl Mustafa, po ashtu i ndjerë, duke ia bërë një dhuratë të birit të Shukriut.

E në këtë rast, i biri i tij është lojtari i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada.

Ai e ka sqaruar edhe domethënien e dhuratës që e kishte marrë futbollisti aktual i St Paulit kur ishte fëmijë, shkruan “Gazeta Express”.

“Një kujtim i paharruar Presidenti Rugova dhe Xhemajl Mustafa natën e vitit të ri 1999 duke ja dhuruar Leartit dhe Sationës gurët e kosovës me fjalët“ Kur të rritëni ta kujtoni kryetarin e parë të Kosovës”, ka shkruar Paqarada senior.

Leart Paqarada është lindur dhe rritur në Gjermani, pasi babai i tij kishte migruar drejt Perëndimit në vitet e 90-ta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...