Momenti kur Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin pas tollovisë tek shkallët e Qeverisë

PUBLIKUAR

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, sot gjatë mbajtjes së protestës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës është përplasur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, meqë Molliqaj kërkonte që ata të zmbrapseshin dhe t’iu drejtohej protestuesve nga shkallët e hyrjes së Qeverisë.

Një kërkesë e tillë e Molliqajt në fillim është refuzuar, gjë që ka çuar edhe në tensionim të situatës. Madje në një video të publikuar nga “Koha.net”, Molliqaj shihet se në ato moment e godet me shuplakë një prej policëve në fytyrë.

Megjithatë situata nuk ka eskaluar më tej, dhe policia ka pranuar kërkesën e Molliqajt dhe kanë lëshuar hapësirën e shkallëve, ku më pas Molliqaj ka mbajtur fjalimin e tij, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...